Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U arrestua nën dyshimet për korrupsion, ‘Specialja’ ndalon për 48 orë prokurorin shqiptar
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është arrestuar të hënën në vendin e tij të punës nën dyshimin se kishte pranuar ryshfet, njoftuan autoritetet. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori, i identifikuar me inicialet B.Sh., është dërguar në paraburgim për 48 orë. Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit, për të cilin prokurori do të kërkojë paraburgim, thuhet në njoftim. “Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, tha Prokuroria. Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala. Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se...