Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ruben Amorim kërkon Lewandowski-n, Jim Ratcliffe del kundër për dy arsye
27 Tetor 2025 17:52 Telesport Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Një nga ekipet që është përfolur për interesin ndaj polakut ka qenë edhe Man. United. Ruben Amorim e sheh Lewandowski-n si një përforcim të mirë për sulmin. Por, Sir Jim Ratcliffe, aksioner i rëndësishëm te “Djajtë e Kuq” ka dalë kundër trajnerit portugez dhe kundër transferimit të mundshëm të Lewandowski-t, edhe pse polaku do të vinte si lojtar i lirë. “Daily Mirror” raporton se Ratcliffe është kundër ardhjes së Lewandowski-t për shkak të rrogës së madhe të polakut, rreth 540 mijë paunë në javë, por edhe për arsye sportive. Ratcliffe beson se polaku e ka mbyllur ciklin e tij në Europë dhe ardhja e tij do ishte një...