Reagimi i volejbollistes së Dinamos pas pezullimit – “Jam një grua e vërtetë”

Reagimi i volejbollistes së Dinamos pas pezullimit – “Jam një grua e vërtetë”

Ditët e fundit, sporti shqiptar është përfshirë nga një debat i pazakontë që ka në qendër volejbollisten braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira. Pas ngritjes së dyshimeve për gjininë e saj, sportistja është pezulluar nga aktivitetet, ndërsa Federata Shqiptare e Volejbollit i ka kërkuar të nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë. Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale, ku opinionet janë ndarë mes atyre që e mbështesin Ferreirën dhe të tjerëve që kërkojnë “qartësi” nga institucionet sportive. Në një reagim, Nayara Ferreira e cilësoi situatën si “të tmerrshme dhe të padrejtë”, duke theksuar se nuk do të lejojë që paragjykimet ta rrëzojnë. Ajo u shpreh se është “thjesht një vajzë që ka të drejtë të jetë vetvetja” dhe se do të vazhdojë të...