3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

Aventura e Igor Tudor te Juventusi i ka ardhur fundi. Drejtuesit e bardhezinjve kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin dhe e vetmja gjë që mungon është një njoftim zyrtar përpara se ndarja të zyrtarizohet. Humbja e kroatit kundër Lazios në “Olimpico” ishte fatale për trajnerin kroat. Kjo ishte humbja e tij e tretë radhazi pas humbjes 2-0 në Como dhe humbjes 1-0 ndaj Real në Ligën e Kampionëve.