Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

Qeveria malazeze forcon kontrollet ndaj shtetasve turq pas përleshjeve dhe arrestimeve Qeveria e Malit të Zi njoftoi të hënën pezullimin përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e Turqisë, një masë që hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe u justifikua si nevojë për të rishikuar mekanizmat e kontrollit të lëvizjes dhe qëndrimit të të huajve në vend. Vendimi përfshin procedurë të përshpejtuar për dhënien e vizave, me qëllim që të minimizohen efektet negative për qytetarët turq që tashmë kishin udhëtuar ose planifikonin të vinin në Mal të Zi. Ky veprim i qeverisë erdhi pas një operacioni policor në Podgoricë, ku u ndaluan rreth 50 shtetas të Turqisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa u arrestuan dy persona, një turk dhe një azerbajxhanas, të dyshuar...