Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Ishte i jashtëzakonshëm”, Alonso e lavdëron publikisht yllin e Realit për paraqitjen në “El Clasico”
27 Tetor 2025 17:01 Telesport Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Xabi Alonso befasoi jo pak me formacionin titullar, ku Eduardo Camavinga ishte i pozicionuar në krahun e djathtë të sulmit. Francezi e kaloi me sukses provën, duke marrë dhe komplimentat e Xabi Alonso-s. “Të gjithë luajtën mirë, por Camavinga ishte i jashtëzakonshëm”, tha trajneri i Real Madridit. Vetë francezi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale” Pozicion i ri i zbuluar: anësor i djathtë”, shkruan Camavinga. 22-vjeçari francez, përveç rolit të tij të zakonshëm në mesfushë, ka luajtur edhe si mbrojtës i majtë te Real Madrid, por “qershia mbi tortë” ishte dje kur luajti si sulmues i djathtë. Me pak fjalë, një lojtar i gjithanshëm,...