Në mbështetje të 9 kolegëve që këtë të hënë (27 tetor) kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë, një pjesë e naftëtarëve, vazhdojnë protestat në Marinzë.
Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se në kushtet kur nuk ka zhvillime në bisedime me kompaninë lidhur me kërkesat e tyre, naftëtarët do të protestojnë para zyrave të shoqërisë Bankers Petroleum në Fier.
Një ditë më parë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ekipi i urgjencës mjekësore nderhyri për t’u dhënë ndihme dy prej grevistëve.
Sot një prej tyre i është rikthyer grevës ndërsa tjetri e ka patur të pamundur për shkak të problemeve shëndetësore.
Kërkesat e naftëtarëve lidhen me rritjen e pagës, trajtimin ushqimore dhe statusin e naftëtarit. Nga ana tjetër kompania ka deklaruar se kërkesat e tyre janë të pabazuara në ligj ndërsa në tri vitet e fundit ka patur rishikime e rritje te vazhdueshme të pagave.
