Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Paraqitjet e legjionarëve/ Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Cristian Shpendi. Gripshi & Seferi japin asiste – Balkanweb.com – News24
Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët vazhdojnë të jenë protagonistë për ekipet e tyre me gola dhe asiste. Medon Berisha shënoi golin e parë në Seria A me klubin e Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, që ka blinduar vendin e titullarit, realizoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi, duke i shënuar skuadrës së Udinezes. Në këtë ndeshje, titullar në mesfushë krah Berishës ishte edhe Ylber Ramadani. Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me skuadrën e Esteghlalit. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Fajr Sepasit, Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penalltia, duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar. Cristian Shpendi u rikthye këtë fundjavë te goli, pasi shënoi në sfidën Sudtirol – Cesena,...