Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Tudor, Udinese shansi i fundit, Juve zgjeron listën e pasuesve
Në Torino, situata nuk është aspak pozitive, kjo pasi humbja kundër Lazio-s ishte e treta radhazi. Stafi drejtues është përpara një vendimi të fortë, të shkarkojnë apo jo Igor Tudor? Ky nuk është një vendim i lehtë pasi “barra” financiare është shumë e madhe (i duhet të paguajnë 3 trajnerë, Motta dhe Tudor, plus trajnerin e ri që do zgjedhin), por në aspektin sportiv nuk mund të presin pafund që Tudor të ndryshojë fatin e këtij sezoni. Sipas mediave italiane, Udinese është shansi i tij i fundit për të shpëtuar stolin, por jo të gjithë janë pro një shkarkimi të shpejtë, mund t’i lihet kohë deri në derbin me Torinon, përpara pauzës së radhës që sjellin ekipet përfaqësuese. Tudor ka një kontratë me Juven deri...