Kjo javë sjell fat, dashuri dhe para! Astrologia tregon më të favorizuarit e Horoskopit

Astrologia Chrysanthi Klaogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, bëri parashikimin e javës duke paralajmëruar një periudhë me plot energji pozitive dhe mundësi të jashtëzakonshme. Nga sot dhe gjatë gjithë fillimit të javës, planetet do të na favorizojnë në takime, kontakte dhe bashkëpunime që mund të sjellin përfitime financiare afatgjata.
Por mos e nënvlerësoni delikatesën emocionale të këtyre ditëve, pasi mërzitja dhe ndjeshmëria mund të ndikojnë në vendimet tuaja. Përfitimet më të mëdha presin shenjat e ujit, si Akrepi, Peshqit dhe Gaforret, si dhe shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Kjo është koha për të zgjidhur sfida, për të konkretizuar ide dhe për të realizuar ëndrra!
“Nga sot dhe në përgjithësi e gjithë java, është shumë pozitive. Do të na japë mundësi që të realizojmë kontakte, takime dhe të bëjmë një veprimtari, të cilat do të çojnë në bashkëpunime të forta dhe që do i qëndrojnë kohës. Njëkohësisht do të sjellin përfitime financiare në të ardhmen.
Është momenti që të zgjidhim çështje që na sfidojnë, si ato që kanë të bëjnë me pronat dhe veprimtaria, mendimet dhe kontaktet tona mund të marrin formë dhe të na çojnë në realizimin e një ëndrre. Paralelisht është një periudhë, ku nëse jemi pak delikatë nga ana emocionale, kemi një mërzitje ose në përgjithësi jemi të ndjeshëm dhe nëse kemi ndonjë problem nuk duhet të humbasim kontrollin, sepse planetet janë në një pozicion të tillë që në vend të përfitojmë nga ky aspekt pozitiv, mund të humbasim kontrollin dhe të kemi rezultate negative.
Është një periudhë ku mund të dalim më të përfituar nga ana financiare. Shumë të favorizuar janë shenjat e ujit, sidomos të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Flas për Akrepin, Peshqit dhe Gaforret. Ta favorizuara janë edhe shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.