Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna/ Emigrantët nisin votimin, përmes postës

Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna/ Emigrantët nisin votimin, përmes postës

Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të drejtë vote kanë vetëm 29.712 shtetas të Kosovës që ishin regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor. “KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë”, u tha në njoftim. Më 25 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve në...