Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

27 Tetor 2025 13:10 Alfred Lleshi Barazimi në minutat e fundit ndaj Pisa i kushtoi Milanit kreun e renditjes, tashmë një pikë pas Napolit dhe Romës. Massimiliano Allegri përballet sërish me emergjencën e dëmtimeve, ndërsa e pret sfida e vështirë në Bergamo ndaj Atalantës së Juric. “Është përballje direkte për vendin e katërt, – tha trajneri kuqezi. – Jemi në emergjencë, por skuadra është e përgatitur për t’u përballur me këto probleme. Rikuperojmë Loftus-Cheek”. Në sulm, protagonist pritet të jetë Rafa Leao: “Mund të bëjë 15-20 gola në sezon, por duhet të besojë më shumë në aftësitë e tij si sulmues. Brenda zonës duhet të jetë më i ftohtë”. Allegri kërkon qetësi pas polemikave me gjyqtarët: “Duhet më shumë luajalitet, edhe nga unë. VAR i...