Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-ministri i Albin Kurtit pritet të emërohet drejtor në Portin e Durrësit
Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu përflitet se do të emërohet drejtor i Portit të Durrësit. Lajmi po qarkullon në media, po ende nuk ka asgjë zyrtare. Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari që aktualisht drejton Portin e Durrësit pritet t’i besohet drejtimi i DPSHTRR. Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga qeveria e Albin Kurtit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.