Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shpërthen Bruno Fernandes: Mjaft me thashetheme, ja kur do të vendos për të ardhmen time
27 Tetor 2025 11:32 Telesport Bruno Fernandes nuk dëshiron të bëjë asnjë angazhim në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk do të marrë një vendim deri verën e ardhshme. Portugezi ka njoftuar qëllimin e tij për të qëndruar te Manchester United deri atëherë, siç raportohet nga BBC. “Siç e kam thënë gjithmonë, ndihem mirë këtu. Dua ende të arrij ëndrrat e mia. Nuk mund të flas në emër të klubit. Kam dëgjuar shumë njerëz të thonë se kisha një marrëveshje për t’u larguar sezonin e ardhshëm”, tha Fernandes. Më tej, kapiteni i “djajve të kuq” komentoi: “Nëse klubi ka arritur atë marrëveshje, nuk është bërë ende me mua. Nuk kam folur me askënd“. “Edhe agjenti im e di se si punoj. Nëse ai...