Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë
27 Tetor 2025 11:36 Alfred Lleshi Ronald Araujo ishte një nga zërat kritikë të dhomës së zhveshjes blaugrana pas humbjes në “El Clasico”. Qendërmbrojtësi uruguajan, i cili hyri në pjesën e dytë për të provuar të kthente rezultatin, e analizoi ndeshjen me qetësi: “Jemi të trishtuar, por duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë. Kemi një sezon të gjatë përpara, duhet t’i korrigjojmë gabimet tona”. Për tensionin pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit, përfshirë Carvajal, Courtois, Camavinga dhe Vinicius shkuan te Lamine Yamal, duke krijuar një moment tensioni midis lojtarëve të të dy skuadrave, Araujo tha qartë: “Unë sot nuk do të flas për Lamine. Vetëm do të them që është një profesionist i madh, jemi të lumtur ta kemi me ne. Ai është...