Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

Mbas tensioneve të shpërthyera pas Napoli-Inter 3-1 fshihet një keqkuptim “foshnjarak”, që çoi në deklaratat e Antonio Conte kundër Marotta dhe Chivu, të cilat i irrituan shumë interistët. Në klub, fjalët e Contes u konsideruan “të rënda”, si për formën, ashtu edhe përmbajtjen. Conte përmendi Cristian Chivu, që më pas u dallua për “fair play”, dhe kritikoi Beppe Marotta: “Një skuadër e madhe duhet të gjejë arsyet e vërteta të një humbjeje dhe jo të fajësojë të tjerët, sepse krijohen alibi për ambientin dhe lojtarët”. Marotta, megjithëse kritikoi arbitrimin, kishte nënvizuar meritën e kundërshtarëve: “Goli i penalltisë së Napolit vendosi ndeshjen… Napoli e legjitimoi fitoren në 30 minutat e fundit”. Conte u përgjigj ashpër: “Nuk do ta lejoja kurrë një drejtues, ose president të fliste...