Prej një viti në protesta, analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë dhe cilat janë kërkesat e tyre

Prej një viti në protesta, analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë dhe cilat janë kërkesat e tyre

Prej gati një viti studentët në Serbi janë në protesta. Cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë ushqen shpresën për të qenë në gjendje të zbatojnë demokracinë në vend? Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë. Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë. Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin...