Juve në krizë totale, Lazio “zhyt” Tudor: E ardhmja? Nuk më plas fare…

Juve në krizë totale, Lazio “zhyt” Tudor: E ardhmja? Nuk më plas fare…

8 ndeshje pa fitore mes Serie A dhe Champions janë shifrat jashtëzakonisht shumë negativ, me Juven që vijon rënien e lirë, pas javës së 8-të e sheh veten në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve. “Zonja e Vjetër” pësoi një tjetër disfatë të rëndë përballë Lazio-s, e treta radhazi që “shkund” edhe një herë në themel stolin e Igor Tudor. Në kryeqytet, Maurizio Sarri, një ish i famshëm i Juves, triumfoi 1-0 me Lazion e tij, një ndeshje e vendosur shpejt që në minutën e 9-të ku Basic me një goditje të fortë nga distanca kaloi Lazion në avantazh. Dyshja e përzgjedhur nga Tudor në këtë takim, Vlahovic-David nuk arritën për asnjë moment të ishin kërcënues në zonën e Lazios, kjo ishte ndeshja...