Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

27 Tetor 2025 10:40 Alfred Lleshi Alex Del Piero, legjenda e Juventusit, mbrojti trajnerin bardhezi: “Tudor në konfuzion? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk është në konfuzion”. Sipas tij, problemi i Juves nuk është trajneri: “Është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, si lidhen lojtarët, si performojnë dhe rezultatet negative që të godasin jo pak”. Pas ndeshjes me Lazion, ai shtoi: “Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund ta fitojë kampionatin. Tudor nuk ka ende 11-shen titullare, jo për mungesë dëshire, por sepse, përveç Yildiz dhe Thuram, të tjerët shpesh nuk kanë performancë të qëndrueshme”. Del Piero kujtoi ADN-në e Juventusit: “Tek Juve luftohet për të fituar dhe për vendin e parë. Nëse mbërrin i dyti, është humbje....