Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

27 Tetor 2025 10:52 Alfred Lleshi Pas fitores në “El Clasico” ndaj Barcelonës, mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, tha: “Mendoj se fitorja ishte e merituar, edhe pse rezultati është pak i ngushtë. Ishte një ndeshje kyçe ndaj një rival direkt, dalim me një ndjenjë të shkëlqyer prej saj dhe në krye të renditjes. Në këtë ndeshje ishim shumë të mirë në lojën pa top, e interpretuam ndeshjen mjaft mirë, duke ditur kur të ushtrojmë presion të lartë dhe kur të bashkohemi”. Ai shtoi: “Ky ishte çelësi. Skuadra, me të vërtetë, vuajti pak. Praktikisht dhuruam shumë pak raste për kundërshtarin. Të mundësh Barcelonën në shtëpi është e mrekullueshme, të jesh kapiten në ‘El Clasico’ është speciale. Këto tri pikë shpresojmë të jenë vendimtare për garën...