Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes

Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes

27 Tetor 2025 11:00 Alfred Lleshi Barazimi 2-2 në shtëpi me Pisa nuk i shkoi për shtat Massimiliano Allegrit. Milani, kryesues para javës së fundit të kampionatit, tani po ndjek nga pas. Problemi kryesor janë golat e pakët nga sulmuesit, një zakon i këtij fillimi sezoni në Serie A, jo vetëm për kuqezinjtë. Pas ndeshjes së së shtunës, Allegri nuk i kurseu kritikat. Sipas “Corriere dello Sport”, ai u shpreh qartë në dhomat e zhveshjes se nuk mund të vazhdohet me këtë mentalitet. Duhet më shumë për të konkurruar dhe qenë aty ku duhet në pranverë për objektivat e Milanit. Përveç mungesës së golave, ndikojnë edhe pikët e humbura ndaj ekipeve të sapongjitura. Ndaj Cremonese dhe Pisa, skuadra kuqezi ka marrë vetëm një pikë në...