Juventus në krizë, klubi mendon për përforcimet e para në merkaton e janarit

Juventus në krizë, klubi mendon për përforcimet e para në merkaton e janarit

27 Tetor 2025 9:22 Telesport Juventus u mund 1-0 nga Lazio të dielën në mbrëmje na kampionat, duke zbritur në vendin e tetë, plot 6 pikë pas Napoli e Roma në krye të renditje. Klubi po mendon që tani për përforcimet e para në merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë do të bëjnë një ndryshim në krahë. Drejtuesit e Juventus po kërkojnë një mbrojtës të djathtë në merkaton e janarit. Damien Comolli ka identifikuar dy opsione: Nahuel Molina, një sulmues i krahut i Atletico Madrid, i cili ishte në bisedime deri në ditën e fundit të merkatos së verës, dhe Malo Gusto të Chelsea.