Analiza e REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

Analiza e REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë bërë sinonim i një dënimi të zgjatur – sipas disave pa arsye. Ndryshe nga koha kur janë vendosur, komuniteti serb ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme parlamentare dhe lokale në Kosovë, duke ndryshuar ndjeshëm kushtet që dikur i kanë justifikuar. “Besojmë se tani nuk ka asnjë kusht që i arsyeton masat kundër Kosovës. Me mbajtjen e zgjedhjeve, serbët kanë përfaqësuesit e tyre politikë në nivel lokal dhe qendror. Kjo, në njëfarë forme, shënon rikthimin e jetës politike normale të komunitetit serb në Kosovë”, thotë Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. Ky grup është një nga 12 organizatat e shoqërisë civile që i kërkuan javën e...