Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Shqipëria është e vetmja Kombëtare në Europë”, Roland Luçi: Asnjë ekip tjetër nuk është si ne, ta kurorëzojmë fitoren me Serbinë me Botëror
Një figurë e njohur dhe personalitet i sportit në Shqipëri është padyshim Roland Luçi. I ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”, Rolandi kishte një pikëpamje vërtet interesante të mënyrës sesi Shqipëria është e vetmja Kombëtare mes të gjitha ekipeve në Europë. “Shqipëria është e vetmja Kombëtare në Europë. Ekipet e tjera janë përfaqësuese të shteteve përkatëse, kurse Shqipëria përbëhet nga të gjitha trevat shqiptare. Në Serbi ishte një fitore e madhe dhe ne nuk duhet ta sfumojmë kaq lehtë, duhet ta kurorëzojmë me shkuarjen në Botëror.Mbaj mend kur humbëm me Serbinë në Elbasan para disa vitesh, ne shkuam në Europian dhe ajo u harrua. Prandaj tani ne fituam dhe duhet ta kurorëzojmë, mos ta sfumojmë. Uroj që Silvinjo të dalë nga...