Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi në avantazh madrilenët në minutën e 22, pas një asisti të Bellingham. Fermin barazoi për Barcelonën në minutën e 38. Por, në fundin e pjesës së parë Bellingham riktheu Realin në avantazh, me vendasit që e ruajtën deri në fund. Ishin minutat e fundit, kur Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha e blertë, kur shpërtheu kaosi. Nga ky moment kishte sherr masiv mes pankinave të Realit dhe Barçës. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Por, ekipet dhe stafet respektive duket se kishin lënë gjëra pa sqaruar dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, skenat u përsëritën.