Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dëshiron të luajë në Botëror, Ter Stegen iu ofrohet tre klubeve të mëdha
26 Tetor 2025 21:46 Telesport Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Portieri gjerman i cili aktualisht është i dëmtuar, do të kërkojë një aventurë të re me qëllim të arrijë formën e duhur për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026. Duke ditur që te Barcelona nuk ka më vend për të, Ter Stegen iu është ofruar tre klubeve të mëdha të Premier League: Man. United, Chelsea dhe Tottenham. Ter Stegen pati një verë të trazuar te Barcelona, ku situata me drejtuesit e klubit të cilët i kërkonin largimin arriti deri në ekstrem. Portierit gjerman iu hoq edhe shiriti i kapitenit, megjithatë në nisje të sezonit, palët bënë “paqe” mes tyre. Ter Stegen do të largohet fillimisht në...