“’Bernabeu’ e shijoi fitoren”, Xabi Alonso: Tensioni në fund? Kështu ndodh gjithmonë në ‘El Clasico’

“’Bernabeu’ e shijoi fitoren”, Xabi Alonso: Tensioni në fund? Kështu ndodh gjithmonë në ‘El Clasico’

Xabi Alonso ka fituar ‘El Clasico’-n e tij të parë në krye të stolit të Realit të Madridit. “Los blancos” mposhtën Barcelonën me shifrat 2-1, ndërsa në fund nuk mund të mungonte edhe tensioni mes lojtarëve. Megjithatë, trajneri spanjoll e konsideroi atë episod si një tension të zakonshëm në një ndeshje këtij niveli. Sa i përket fitores, Xabi Alonso është shprehur se ekipi sot ka arritur të argëtojë tifozët dhe t’i tregojë atyre se është i aftë të garojë në ndeshje të mëdha. “Energjia, bindja, gara e ekipit… lojtarët titullarë dhe ata që hynë nga stoli gjithashtu po largohen të lumtur nga stadiumi. Mbi të gjitha, i kam parë djemtë ta shijojnë (fitoren në el klasiko). Mendoj që stadiumi ‘Bernabeu’ sot ka pasur një lidhje...