Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Qeveri e re apo zgjedhje/ Presidentja Osmani takim me partitë, brenda 10 ditësh duhet të formohet qeveria e re
Të dielën, Albin Kurti dështoi të zgjidhej si kryeministër i Kosovës edhe për një mandat tjetër. Tashmë radha kalon te një shumicë e dytë parlamentare ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Si hap i parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërras në takim partitë politike të përfaqësuara në kuvend për konsultime mbi mundësitë. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se takimet e tilla duhet të reflektojnë mundësinë faktike për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votave. Brenda një afati dhjetë ditor, Presidentja duhet të vendosë se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë. “Gjykata ka sqaruar se Presidenti i vendit nuk ka diskrecion të pakufizuar, por duhet të bazohet në kriterin e...