Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën

Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën

Gripi këtë vit pritet të vijë më shpejt. Te paktën për këtë janë të alarmuar autoritet shëndetësore në vendin fqinje, Itali, të cilët thonë se e gjithë Europa mund të preket nga vala e gripit australian, ku predominon virusi AH3N2. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se ka rritje të numrit të infeksioneve respiratore të raportuara, me gati 12 mijë në javë, por ende nuk janë izoluar raste me grip. “Kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“, është shprehur specialisti i ISHP, Artan Simaku. Nëpër qendrat shëndetësore ka fluks pacientësh me klinikë të njëjtë me gripin, si temperaturë të lartë që zgjat, kollë, bronkit dhe shpesh me otit të shkaktuar nga virusi. Shpesh nuk testohemi ose nuk shkojmë tek mjeku, duke mos...