Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Rasti që Barcelona ngre dyshime të forta te arbitri, e quajnë të parregullt golin e fitores të Bellingham
Real Madridi apo Barcelona, Mbappe apo Yamal? Kjo ishte pyetja e shumë tifozëve përpara El Clasico-s së sotme, por në këtë super përballje, të gjithë vëmendjen dhe prozhektorët ishin drejtuar tek arbitri i takimit, Cesar Soto Grado. Një Real Madrid-Barcelona nuk mund të mbyllet kurrë pa polemika, një intesitet i tillë i lartë nuk mund të mbyllet kurrë në paqe, do të ketë gjithmonë ankesa. Por këtë herë situata ishte akomë edhe më e vështirë pasi lufta kishte nisur që në deklaratat për shtyp. Presidenti i Barcelonës, Yamal dhe pjesëtarë të tjerë të katalanasve kishin akuzuar Real Madridin si një ekip që fiton padrejtësisht me ndihmën e arbitrave. Kështu tensioni për arbitrin dhe paragjykimet për të ishin pa nisur ndeshja dhe menjëherë Cesar e nisi...