Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Vinicusi nuk i besoi syve kur Xabi e nxorri nga loja, braziliani u tërbua nga vendimi dhe u largua menjëherë në dhomën e zhveshjes
Reali i Madridit ka festuar sot fitoren e parë në “El Klasiko” për këtë sezon, teksa ka mposhtur Barcelonën me shifrat 2-1. Por jo të gjithë madrilenët janë larguar të qeshur nga fusha e lojës. Viniciusi nuk e kapërdiu dot lehtë zëvendësisim. Xabi Alonsoja vendosi ta largonte nga loja në minutën e 72-të, çka erdhi si një rrufe në qiell të hapur për sulmuesin brazilian. Ky i fundit nuk po arrinte t’i besonte dot syve kur pa numrin e tij të shënuar në tabelën elektronike. Ai shpërtheu menjëherë në kundërshti, ndërsa pasi kaloi vijën anësore shkelmoi një shishe me ujë. Viniciusi nuk pranoi të shkonte drejt stolit të rezervave, por u largua menjëherë drejt dhomave të zhvjeshjes, duke shfaqur kështu hapur zemërimin e tij me...