Nuk mori votat për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Nuk mori votat për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të marrë votat e nevojshme për formimin e kabinetit të ri qeveritar në seancën e së dielës të Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook, Kurti falënderoi deputetët që e mbështetën dhe qytetarët për përkrahjen, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, qeveria do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e saj deri në zgjedhjet e reja parlamentare. “Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë, vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkruan Kurti në rrjetin social. Tashmë, Presidentja Vjosa Osmani pritet të...