Kurti dështon të formojë qeverinë e re/ Deputeti Berisha: Opozita respektoi kërkesën e SHBA-ve

Kurti dështon të formojë qeverinë e re/ Deputeti Berisha: Opozita respektoi kërkesën e SHBA-ve

Kabineti qeveritar i propozuar sot nga Albin Kurti në Kuvend nuk mori dot 61 votat e nevojshme për t’u miratuar. 56 deputetë votuan pro kabinetit të ri, ndërsa 52 kundër dhe 4 abstenime. Përveç deputetëve të LVV-së, Kurti i mori 8 votat e tjera nga komunitetet e tjera jo serbe në parlament. Deputetët që abstenuan ishin: Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku dhe Veton Berisha. I ftuar në Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se partitë opozitare kanë respektuar sot kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e konsiderojnë Kurtin një aleat jo të besueshëm. “Ka qenë në interes të Kosovës largimi i kësaj qeverie nga pushteti dhe shpëtimi i asaj çarjeje mund të shpëtojë. Unë mendoj që kjo...