Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shoku i skuadrës i del në mbrojtje Lamal-it: Carvajal të sqarohej privatisht, jo kështu. Nuk ka thënë se “Reali vjedh”
26 Tetor 2025 19:31 Telesport Kapiteni Frenkie de Jong i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës, Lamine Yamal, pas sherrit të ndodhur në fund të “El Clasico-s”, që nisi nga përplasja mes Dani Carvajal dhe 18-vjeçarit të Barcelonës, më pas u përfshinë edhe lojtarë të tjerë madrilenë si Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior. De Jong shprehet se Carvajal veproi gabim dhe duhej të ishte sqaruar privatisht me Lamine Yamal, duke qenë shokë të Kombëtares. “Nëse je shok skuadre dhe e njeh, mund ta telefonosh në vend që të bësh atë skenë në fushë. Ai nuk kishte nevojë ta bënte këtë. Carvajal mund të ishte sqaruar privatisht në telefon me Lamal. Yamine nuk ka thënë se “Real Madrid vjedh dhe ankohet”, deklarata e tij është...