Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Besëlidhja e Apolonia ende të pamposhtura kryesojnë Superligën, fitore të vështira për Tiranën e Vllazninë
Janë luajtur takimet e javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj, ku sërish në krye të renditjes janë Besëlidhja dhe Apolonia me pikë të plota. Kampionët lezhjanë fituan thellë 124-76 ndaj Pogradecit në “Asllan Rusi”. Ndeshje e komanduar nga Besëlidhja, që u shkëput nga perioda në periodë. Edmonds me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët, ndërsa 29 pikët e Taylor për pogradecarët mbetën vetëm për statistikë. Apolonia, falë 24 pikëve të Campbell dhe 22 pikëve të Bate, mundi pa sbhumë probleme Flamurtarin me rezultatin 98-57. Nuk zhgënjen as Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 122-93 Elbasanin, ndeshje ku 4 lojtarë të ekipit korcar realizian mbi 20 pikë. Një fitore të vështirë korri Tirana, që në fund mundi 72-69 ndaj...