Ndërhyn edhe policia, sherr masiv te Real Madrid-Barcelona

Ndërhyn edhe policia, sherr masiv te Real Madrid-Barcelona

Ishin minutat e fundit, kur Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha e blertë. Nga ky moment kishte sherr masiv mes pankinave të Realit dhe Barçës. Për të mbyllur gjithçka, duhej ndërhyrja e policisë. Po ashtu ra në sy trajneri Çabi Alonso, që duhet të kontrollonte Vinicius. Ekipet dhe stafet respektive duket se kishin lënë gjëra pa sqaruar dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, skenat u përsëritën. Kjo sfidë “El Clasico” i pati të gjitha, nga fillimi deri në fund të rreth 100 minutave. Reali mori 3 pikë të arta në garën për kthimin e titullit kampion në Madrid. Tashmë Barcelona ndodhet 5 pikë pas dhe ka humbur mjaft terren.