Real Madrid heq tmerrin e Barcelonës së Hansi Flick, Mbappe dhe Bellingham marrin fitoren e madhe

Real Madrid heq tmerrin e Barcelonës së Hansi Flick, Mbappe dhe Bellingham marrin fitoren e madhe

Real Madridi ka arritur që të fitojë në shifrat 2-1 kundër Barcelonës. Një fitore e madhe për madrilenët që kanë mbyllur tmerrin e Barcelonës së Hansi Flick. Goli i parë i takimit u realizua nga ana e Mbappe në minutën e 22, teksa 10 minuta më herët ishte anuluar një super gol i tij për pozicion jashtë loje. Fermin Lopez do të barazonte në minutën e 38, megjithatë vetëm pak minuta më vonë, Bellingham arriti të realizojë golin e fitores dhe që vendosi historinë e takimit. Në fillimin e pjesës së dytë Real Madrid humbi një rast të artë për golin e tretë nëpërmjet penalltisë së humbur nga Mbappe. /Sport Ekspres/