Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Pas 50 ditësh, zgjedhje të parakohshme’/ Saiti: Kurti e humbi mundësinë për qeverinë e re, ‘topi’ në fushën e Osmanit!
Për gazetarin Gazmend Saiti, kryetari i Partisë së VV, Albin Kurti e ka humbur mundësinë që të krijojë qeverinë e re, për shkak të pamundësisë për të siguruar 61 vota, përkundër 56 që mori. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Saiti tha se tashmë ‘topi’ është në fushën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjos Osmani, që brenda 10 ditëve ka të drejtë që partisë më të madhe opozitare që ka siguruar më shumë vota në zgjedhjet e shkurtit, të mandatohet për krijimin e qeverisë. ‘Presidentja ka të drejtë të madantojë parti të tjera për të formuar qeverinë e re.PDK dhe LDK s’do ta pranojnë mundësinë e presidentes, dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme’, u shpreh gazetari. Sipas Saitit,...