Çfarë po ndodh me të preferuarin e Silvinjos? Trajneri i ri nuk e konsideron futbollistin e Kombëtares

Çfarë po ndodh me të preferuarin e Silvinjos? Trajneri i ri nuk e konsideron futbollistin e Kombëtares

Nedim Bajrami duket se vazhdon të jetë çështje te Rejnxhërs. Fantazisti i Kombëtares është lënë jashtë sot për ndeshjen e javës së nëntë në kampionatin skocez. Trajneri i ri, Dani Rohl, nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm ndaj Kilmarnok. Gjermani ndërkohë e ka sfidën e parë para tifozëve të Rejnxhërs. E para ishte në Ligën e Europës ku Rejnxhërs u mposht me rezultatin 3-0 nga Bran. Aty Bajrami nuk mund të luante, pasi nuk është federuar për sfidat e Europës. Fantazisti i Kombëtares është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Silvinjo ndërkohë. Bajrami është aktivizuar në 29 ndeshje, numër i barabartë me Kristjan Asllanin që regjistron më tepër minuta. Kontributi i tij në 11 gola ku 4 prej tyre janë...