Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video)
26 Tetor 2025 17:38 Telesport Pjesa e dytë e “El Clasico” ka nisur vrullshëm. Real Madrid që po udhëheq momentalisht 2-1, humbet shansin e artë për të gjetur golin e tretë, pasi Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 50-të, Eric Garcia prek topin në dorë gjatë një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham. Pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti. Godet Kylian Mbappe, por gjuajtja e francezit është ndalur në mënyrë fantastike nga Wojciech Szczęsny. Polaku mban ende në lojë Barcelonën me pritjen që bëri. SHIKORASTIN