Mbappe shënon një super gol, arbitri acaron madrilenët për herë të dytë brenda pak minutash (video)

Mbappe shënon një super gol, arbitri acaron madrilenët për herë të dytë brenda pak minutash (video)

26 Tetor 2025 16:38 Telesport Ashtu siç edhe pritej ka nisur vrullshëm “El Clasico” e parë e këtij sezoni me Real Madridit dhe Barcelona, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. SHIKORASTIN Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik. SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE