Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

Real Madrid dhe Barcelona nuk zhgënjejnë kurrë kur përballen mes tyre. Pjesa e parë në “El Clasico-n” e sotme, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 2-1 për madrilenët. Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik. SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE Në minutën...