Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Pllakos” heshtja në Madrid, Barcelona gjen golin
Barcelona ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Real Madrid në “Bernabeu”. Në minutën e 38-të, Fermin Loez gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti të marrë nga Rashford. Gafë e Guler në prapavijë, që u shfrytëzua në maksimum nga miqtë. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me Kylian Mbappe, i cili shënoi i vetëm me portierin. Në minutën e 12-të, francezi realizoi një supegol nga jashtë zone, duke zhvllokuar takimin, por festa i zgjati pak. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më herët, VAR-i u bë protagonist gjithashtu, duke anuluar një penaltli të madrilenëve të dhënë nga arbitri në fushë.