VIDEO/ Tre gola në tre ndeshjet e fundit! Jasir Asani nuk përmbahet te Esteghal, është kthyer si “qendër sulmues”

VIDEO/ Tre gola në tre ndeshjet e fundit! Jasir Asani nuk përmbahet te Esteghal, është kthyer si “qendër sulmues”

Jasir Asani po shpërthen me golat e shënuar te Esteghal. Futbollisti shqiptar ka realizuar tre gola në tre ndeshjet e fundit me ekipin e tij në Iran. Pas golit të realizuar në kampionat dhe më pas në Champions League e Azisë, kishte ardhur momenti për të tundur sërish rrjetën në kampionat. Në ditën e sotme, Esteghal u përball kundër Fajr Sepasi në transfertë dhe fitoi në shifrat 0-3. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Jasir Asani, i cili nga 11 metrat nuk mund të gabonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/