Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë dëm”, banori: Gjithçka u shkatërrua për gjysmë ore
Gjon Dodani ka rrëfyer për A2 CNN sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore. Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë. “Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme. Më ka marrë 52 zgjoj blete 15...