Italiani në ndjekje të titullit të 22-të në karrierën e tij. Gjermani 28 vjeçar dominon në përballjet direkte.
Pas pak Janik Siner dhe Aleksander Zverev përballen në finalen e turneut historik të ambienteve të mbyllura ATP 500 në Vjenë.
Tenistët e renditur në botë, nr. 2 dhe nr. 3, do të dalin në fushë në orën 14:00. Zverev kryeson në ndeshjet e mëparshme, duke udhëhequr 4-3. Megjithatë, Janik ka fituar dy ndeshjet e tij të fundit. Pa shtuar këtu se përballja e radhës do të vijë në janar në finalen e Australian Open.
Nëse Janik Sinner eventualisht do të fitonte sot kundër Zverev, ai do të ngjitej në një shifër të lartë prej 9,000 pikësh, ndërsa spanjolli Alkaraz i cili është numri 1 në botë, ka 11,050 pikë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
