Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore në “O2 Arena” të Londrës. Uldedaj arriti të triumfojë ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum, në një përballje të fortë e të luftuar deri në fund, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109). Me këtë sukses, ai rrëmbeu titullin botëror të federatës IBO, duke ngjitur emrin e tij mes më të mirëve të këtij sporti. Dueli nisi me intensitet të lartë, ku boksieri kuqezi tregoi qartë synimin për të dominuar. Me stil agresiv dhe teknikë të saktë, Uldedaj ndërtoi avantazhin që në raundet e para, duke detyruar kundërshtarin të mbrohej vazhdimisht. Në pjesën e dytë të ndeshjes, 28-vjeçari ruajti qetësinë dhe kontrollin e...