Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

Në një mbrëmje të paharrueshme në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj arriti të mposhtë kampionin kamerunas, Rolly Lambert Fogoum, dhe u shpall kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë. Kjo fitore shënon një arritje historike për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që ngjitet në majat e boksit profesionist duke fituar një titull botëror. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Demalia realizoi intervistën e parë me kampionin e ri të botës. Intervista e plotë Ilir Demalia: Jurgen, keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni arritur deri këtu. Si ndiheni sot? Jurgen Uldedaj: Në radhë të parë dua të falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, pa dyshim, publikun shqiptar që...