Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pilotët spanjollë bëjnë ligjin në Malajzi, triumfon i shkëputur Alex Marquez
26 Tetor 2025 12:21 Telesport Alex Marquez me Ducati Gresini është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP. Piloti spanjoll bëri një garë të mirë, duke qenë i shkëputur nga rivalët dhe konsolidon pozitat në vendin e dytë në renditje. Në podium u ngjitën edhe spanjollët Pedro Acosa (i dyti me KTM) dhe Joan Mir (i treti me Honda), duke konfirmuar një dominim të pilotëve iberikë. Edhe në këtë garë mungoi kampioni i botës Marc Marquez, i operuar dhe që ka mbyllur sezonin. Një garë për t’u harruar kjo për italianin Francesco Bagnaia (Ducati), që u detyrua të tërhiqej pas dëmtimit të gomës. Tashmë që kampionët, për pilotë dhe konstruktorë janë përcaktuar, duelohet thjesht për të mbyllur kampionatin.