Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë
26 Tetor 2025 12:29 Telesport Boksieri 30-vjeçar britanik Fabio Wardley mundi me KO teknik në raundin e 11-të neo-zelandezin Joseph Parker, duke i “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBO, në peshën e rëndë. Sfida mes dy boksierëve u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, aty ku Wardley arriti të ishte më superior në ring. Britaniku është ende i pamposhtur në ring, pasi siguroi fitoren e 20-të në karrierë (ka edhe një barazim e asnjë humbje). Parker (33 vjeç), dikur kampion bote në peshën e rëndë, nuk arriti të mbrojë titullin e përkohshëm, duke lëshuar pikërisht në fundin e duelit. Disa goditje të njëpasnjëshme të britanikut detyruan gjyqtarin ta ndalë Parker. Neo-zelandezi edhe pse ende në këmbë, thuajse nuk po reagonte,...